Shpallje

Rreth 30 raste shpërthime bombash kanë ndodhur në dy muajt e fundit në Suedi. Skuadra e çaktivizimit të bombave regjistron rastin e 100 deri në këtë fazë të vitit. Më shumë se dyfishi i numrit i regjistruar në të njëjtën periudhë në 2018-tën.

Ky fenomen vjen në kohën kur është shtuar ndjeshëm shqetësimi mbi nivelet e dhunës nga bandat kriminale. Policia arrestoi tre persona gjatë fundjavës pas një shpërthimi në një bllok apartamentesh në qytetin jugor të Malmös paraditen e së premtes.

Shpërthimi shkatërroi derën kryesore të ndërtesës dhe dritaret, e dëmtoi edhe rrugën përpara hyrjes. Brenda 24 orësh, ai do të pasohej nga dy të tjerë, njoftuan media lokale, e ka pasur edhe gjetke shkatërrime që kanë shenjestruar makina e kanë dëmtuar prona.

“Ka 10 milion njerëz në Suedi dhe unë nuk kam gjetur ekuivalentin e këtij niveli shpërthimesh në ndonjë vend të industrializuar,” i tha radiotelevizionit publik SVT Ylva Ehrlin, një analiste me skuadrën e bombave.

Shumica e eksplozivëve javë vendosur në qytete të mëdha, e 19 prej tyre kanë shpërthyer vetëm në Stokholm këtë vit, thotë “The Guardian”. Edhe pse deri tani askush nuk ka vdekur, autoritetet shprehen se rreziku që këto episode të shkaktojnë viktima, është i lartë.

Ekspertët besojnë se qëllimi kryesor i tyre është frikësimi I bandave rivale.