Shpallje

Moti i keq ka sjellë edhe probleme në portet e vendit.

Për pasojë, porti i Durrësit dhe ai i Vlorës janë paralizuar ditën e sotme.

Për shkak të motit të keq dy tragetet e linjës Bari- Durrës nuk kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Sipas kapitenit të portit Taulant Allka, dy tragetet janë nisur rreth orës 05.30 të ditës së sotme, vetëm pas ndryshimit të erës.

Ato pritet të mbërrijnë rreth orës 14.00.

Ndërkohë tragetet nga Durrësi janë nisur në kohë natën e kaluar dhe kanë mbërritur në Bari.

Mësohet se trageti i nisur nga Bari drejt Vlorës, ende nuk ka mbërritur, duke shkaktuar kaos tek pasagjerët. @�

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz