Shpallje

Si pasojë e motit të keq, që ka shoqëruar vendin me reshje të dëndura të shiut, në disa qytete të vendit kanë nisur problemet me përmbytjet.

Moti i keq ka shëmbur gjatë natës njërën këmbë të urës të fshatit Vanë në Delvinë.

Kjo ka bërë që rreth 200 banorë të këtij fshati të izolohen, pasi ura është bërë e pakalueshme.

Emergjencat ndodhet në zonë për të parë situatën dhe marrë masa.

Edhe qyteti i Sarandës është përmbytur nga reshjet e shiut.

Reshjet e shiut të cilat nuk kanë ndaluar përgjatë gjithë ditës kanë sjellë përmbytjen e disa akseve rrugore, ku më problematikët janë hyrja për në qytet, shkallaret dhe shëtitorja e Sarandës.

Përgjatë pasdites  është rënduar edhe qarkullimi rrugor duke sjellë trafik të shtuar.

Durrësi, është një tjetër qytet që sot po ‘noton’ mbi ujë.

Si pasojë e nivelit të lartë të ujit, disa rrugë janë të pakalueshme.

Raportohet se është bllokuar kryqëzimi tek ‘Stadiumi’, rrethrrotullimi tek ‘Stacioni trenit’ dhe rruga ‘Taulantia’.

Situatë problematike paraqitet edhe në zonën e Shkozetit dhe atë të Spitallës.

Përmbytjet në Durrës kanë sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Për shkak të motit të keq, mësohet se është pezulluar lundrimi për peshkarexhat.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz