Shpallje

Nësë ka një institucion në Shqipëri që nuk kryen thuajse asnjë funksion në dobi të qytetarëve të saj, ajo është Autoriteti i Kontrollit Ushqimor.

Tregjet ushqimore në Shqipëri janë të tejmbushura me ushqime të pakontrolluara, që rrezikojnë rëndë shëndetin e konsumatorëve.

Qumësht me aflatoksinë, mishi i prekur me salmonelë i ardhur nga Brazili, bukë me miell të skaduar nga Serbia, fruta-perime me pesticide etj janë disa nga produktet e përditshme që shqiptarët po blejnë vdekjen me paratë e tyre.

AKU-ja është institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore për të gjithë konsumatorët.

 Ky institucion prej vitesh ka treguar dështimin e tij, pasi është inekzistent në ruajtjen e sigurisë ushqimore ne tregjet e vendit.

Shpesh here mediat kanë denoncuar rastet skandaloze të produkteve ushqimore, por sërish AKU nuk ka marrë masat e duhura për të zhdukur problematikat.

Megjithatë, AKU ka vendosur një numër jeshil ku qytetarët mund të marrin dhe të denoncojnë abuzimet dhe skandalet ushqimore.

Por çfarë ndodh realisht?

Ky numër që rekalmohet si mbështetje për qytetarët, NUK EKZISTON.

Redaksia e Gazeta-Ora, ka kontaktuar këtë numër, i cili siç e shikoni në videon e mëposhte, nuk ekziston. Siç duket AKU u heq të drejtën edhe të mos ankohen qytetarëve të vendit.

Skandali me AKU, numri jeshil nuk funksionon

Skandali me AKU, numri jeshil nuk funksionon

Publiée par Gazeta Ora sur Lundi 4 novembre 2019