Shpallje

Gjashtë muaj më parë portiere legjendar spanjoll, Iker Casillas u përball me momentum më delikat të jetës duke pësuar infrakt kardiak.

Ndonëse të gjithë e quajtën të mbyllur rikthimin e “San Iker” në fushën e blertë, gardiani është rikthyer sot në stërvitje.  

Edhe pse e ka bërë këtë për vetëm 25 minuta ish-kampioni i botës është stërvitur nën kujdesin e përgatitësve atletikë.

Gjigandi 38-vjeçar është pjesë e Portos që prej verës së vitit 2015 dhe nuk ka ndërmend të ndalet as pas këtyre problemeve kardiake.

Megjithatë, para se të kthehet në fushë gjigandi i portës duhet të marrë miratimin e mjekëve të skuadrës portugeze.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz