Shpallje

Rudina Hajdari sot nga foltorja e Kuvendit, sulmoi kryeministrin Rama, duke e bërë përgjegjës, për një sërë ngjarjesh që kanë ndodhur kohët e fundit në vend. Mes tyre edhe plagosjen e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Hajdari, thotë se kreu i qeverisë, nuk ka kë të blejë më e të shesë. Ndaj sipas saj, ai sot është i vetëm përballë performancës së dobët në këto 6 vjet qeverisjeje.

“Zoti kryeministër, dil njëherë dhe mbaj përgjegjësi për një nga këto pika. Sot nuk ke të blesh dhe shesësh më, ke vetëm veten tënde nuk ke asnjë alibi që të mbrojë. Sot je vetëm lakuriq para shqiptarëve pa asnjë shpresë dhe pa shënuar asnjë arritje në 6 vitet e fundit, ke kabinetin më të dobët me performancë të dobët që nuk ka bërë asgjë. Ke një vend të varfër, ku 30 % e popullsisë nuk shtyjnë dot muajin, kurse shtresa më e vyer e shoqërisë që po largohet”, tha Hajdari.