Shpallje

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo, ka dhënë dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke eliminuar kështu rrezikun e kalimit të emrit të tij në procesin e Vettingut.

Në mbledhjen e sotme të KLGJ-së mes pikave të tjera në rendin e ditës do të shqyrtohet edhe kërkesa e gjyqtarit Agim Bendo për dorëheqje. Bendo, në momentin që i pranohet zyrtarisht dorqheqja e tij nga ana e KLGJ-së, automatikisht i shpëton procesit të Vettingut.

“Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës”- thuhet në rendin e ditës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Agim Bendo, sipas BIRN, është listuar në 10 gjyqtarët më të pasur të Shqipërisë, ndërkohë që tani me dorëheqjen e tij, pasuria që ka arritur gjatë këtyre viteve, nuk do të skanohet nga Vettingu.

Bendo  është një emër i njohur, pasi ai ka qënë pjesë e trupit gjykues për “21 janarin”.

Gjithashtu Bendo ka gjykuar dosjen ‘Hakmarrja për Drejtësi’ si dhe ka qënë anëtar i trupit gjykues në çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Fullani.