Shpallje

Një tjetër mersazh drejtuar politikëës, ka ardhur nga Ambasada Amerikane. Në një video të postuar në rrjetin e tyre social, ambasada e SHBA-ve, thekson se është e përqendruar dhe e vendosur për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Sipas postimit, me rëndësi është zbatimi i ligjit, ndërkohë që në postim citohet se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të gjurmojë falsifikatorët e dokumenteve me hetues të posaçëm, ndërsa premton se lufta ndaj korrupsionit do jetë prioriteti kryesor i SHBA jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë botën.

Document Fraud is Corruption

🇦🇱️ | Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit🇺🇸️ | The U.S. Government is committed to the fight against corruption and the respect for the rule of law all over the world. Fighting corruption is at the forefront of U.S. Embassy Tirana’s work in Albania. Each week we will highlight a different initiative that we have taken to combat corruption in Albania. This week learn how the U.S. Embassy in Tirana, through DSS special agents and investigators, partners with the Albanian State Police and prosecutors to detect and deter document fraud and bring to justice the criminal responsible for producing, distributing, and purchasing them. #AlbaniaFightsCorruption #StopCorruption

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Lundi 4 novembre 2019

Postimi i Ambasadës amerikane:

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”.