Shpallje

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka reaguar pas arrestimit të Redjan Rrajës, i cili kauzohet nga policia si autori i atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.

Në një postim në rrjetin e tij social, Rama, shkruan se brenda muajit do të jetë gati ligji special kundër personave të dënuar a të akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit👍Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda..dhe masat speciale kundër KÇK-së👊

 Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund ” shkruan Rama.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz