Shpallje

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se gjurmët e Redjan Rrajës u gjetën në një palë syze që ndodheshin në makinën e braktisur nga autorët. Ai është i dyshuari kryesor, në lidhje me atentatin e prokurorit Arjan Ndoja.

“Një palë syze të gjetura në makinën e braktisur, kanë pasur shenja të gishtave të tij. Rraja e ka pranuar që syzet janë të tijat, por që është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen”.

Redjani u kap nga policia, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, më 1 nëntor 2019.

Nesër në orën 14:00 do të jepet masa e sigurisë për të, pasi u arrestua si një nga autorët e dyshuar në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale ‘vrasje të funksionarëve publik’, ‘vrasje e mbetur në tentativë’ e ‘armëmbajtje pa leje’.