Shpallje

Pas Elbasanit, Lulzim BAsha do të zbresë në qytetin e Korçës. Edhe në këtë qytet, Basha pritet të takohem me simpantizantë të Partisë Demokratike ku i fton që të marrin pjesë në takimin e tyre për të diskutuar për platformën e opozitës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ditën e djeshme, Basha ishte në Elbasan, ku u ndalën kryesisht tek arsimi dhe frenimi i emigracionit.

Në një mesazh në “Facebook”, Basha iu bën thirrje gjithë të rinjve të bashkohen sot në Korçë, ndërsa zbulon se takimi do të zhvillohet në bar “Mon Amour”, në hyrje të qytetit juglindor.

“Sot vijojmë në Korçë me “Rrugëtimin për Shqiperinë ”. Ftoj të rinjtë e dhe të rejat Korçës të bashkëbisedojmë sot në orën 17:00!”, shkruan Basha.

Ajo që bie në sy është vendi ku Basha ka zgjedhur që të bëjë takimin, një vend pak i çuditshëm për takimet elektorale me të rinjtë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz