Shpallje

Momente të vështira në jetën e reperit të famshmën Eminem. Ai gati vdiq nga mbidoza para se të ndihmohej nga Elton John.

Fituesi 15 herë i çmimit Grammy, me emrin e vërtetë Marshall Mathers, u dërgua në spital pranë vdekjes në vitin 2007 pasi konsumoi ekuivalentin e 4 qeseve të heroinës.

Sipas biografisë së fundit të Anthony Bozza: “Not Afraid: The Evolution of Eminem”, reperi u përpoq dy herë që t’ia dilte mbanë vetë për të hequr dorë nga droga por më pas kërkoi ndihmën e Elton John.

“Elton John ishte mentori i duhur për të ndihmuar Marshall në lënien e drogës,”-shkroi Bozza sipas Daily Mail. “Të dy filluan një kontroll javor dhe qëndruan panë njëri-tjetrit.”

Udhëzimet e John bëri që të dy këngëtarët të zhvillonin një miqësi të ngushtë së bashku.

 “Nuk e dija që Elton ishte homoseksual,”-tha Emiem. “Në të vërtetë nuk më interesonte kjo gjë.”

Ndërsa John u shpreh se Eminem thjesh i shkroi gjërat ashtu siç ishin.

Abuzimi i reperit me drogën filloi pas vrasjes së shokut të tij të ngushtë dhe bashkëpunuesit DeShaun ‘Proof’ Holton në 2006.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz