Shpallje

Studentë, pedagogë të Fakultetit Ekonomik si dhe prindër të studentëve kanë dalë në protest pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme.

Pasditen e së hënës një grup të rinjsh hynë në auditor dhe me pretendimin se ishin të dërguar nga dekani e  ndërprenë atë duke degjeneruar në dhunë me studentët.  

Të mbledhur në shenjë proteste para fakultetit, ata bëjnë thirrje për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve të dhunës.

 Pedagogu Rerart Prifti tha se situata ka degraduar deri në pikën, sa të thonë “më jep notën, se të çaj gojën”.

“Ne jemi njerëz të penës, jo të pistoletës. Jemi pak a shumë në situatën “më jep notën, se të çaj gojën”. Kjo është një çështje e shtetit, jo thjesht e institucioneve. Siguria në institucione është zero.

Studentët kanë qenë viti i tretë Bachelor, ndërsa ata horrat kanë qenë moshë më të madhe. Ata nuk e kanë nisur fare fakultetin. Kjo është një situatë banale.

Organizimi i sotëm ishte spontan dhe unë mendoj se duhet të vazhdojë, derisa të dalin horrat, sepse gjashtë vajza rrinë aty, pasi kanë frikë të dalin. Vajzat fatmirësisht nuk kanë rënë pre e dhunës”, tha pedagogu Prifti.