Shpallje

Miratohet sot nga Komisioni i Ligjeve, raporti për kandidaturat për vendet vakante për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Klotilda Ferhati, u shpreh se të gjitha dokumentacionet që ka sjellë KED-ja për kandidaturat janë të plotë.

Pas miratimit, do të jetë Kuvendi ai që do të japë përgjigjen përfundimtare për tre kandidatët, Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë brenda afatit 30 ditor dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Pas seancës dëgjimore të pak ditëve më parë, Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të martë me shumicë votash dy raportet me emrat e dërguar nga KED-ja për anëtarë të Kushtetueses për vendet vakante, të cilat u shpallën në 12.02.2018 dhe 04.03.2019, pasi anëtarët e mëparshëm u skualifikuan pasi iu nënshtruan procesit të vettingut.