Shpallje

Ndërkohë që Partizani po kryen përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Flamurtarit, një surprizë e këndshme ka ndodhur për lojtarët e kuq ditën e sotme, gjatë kohës që po kryenin stërvitjen.

Së bashku me ta në ambientet stërvitore është bashkuar edhe portieri Aldo Teqja, i cili pak kohë më parë pësoi një aksident, duke u rrëzuar nga kati i gjatë i pallatit ku ai jeton.

24-vjeçari ka ndjekur nga afër shokët e tij të ekipit në stërvitje, me të cilët pritet të bashkohet shumë shpejt në ditën e ardhshme.

Duket se rekuperimi i lojtarit po shkon në mënyrën e duhur, dhe në vijim do ta shohim përsëri me pjesën tjetër të ekipit.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz