E shtunë, 11 Korrik, 2020

Thasë me dokumente/ Çfarë u gjet në makinën e prokurorit?

Duhet të lexoni

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer...

LAJMI I FUNDIT/ Rritet numri i rasteve të infektuara, kurba nuk njeh zbritje

Sërish numër i lartë rastesh me Covid-19 në Vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 90 raste...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Në bagazhin e makinës ku ndodhej prokurori i Durrësit së bashku me një person me rekorde kriminale, janë gjetur disa thasë me dokumente.

Burime brenda Policisë së Shtetit, i thanë Top Channel se ndër këto dokumenta është gjetur edhe dosja e vjedhur nga kasaforta e Prokurorisë së Durrësit disa kohë me pare, si edhe dosja e gjykatësit të vrarë disa vite me pare, Skerdilajd Konomi!

Të njëjtat burime thonë se pista kryesore e hetimit është pikerisht një konflikt për tokat e pretenduara nga familja e viktimës, ku disa kohë më parë është bërë një transaksion i dyshimtë në hipotekën e Durrësit në favor të një organizate kriminale, çka mendohet se ka çuar edhe në konfliktin mes prokurorit dhe drejtuesit të ri të hipotekës që kishte rënë në gjurmët e këtij transaksioni!

Nëse e gjithë sa u tha nga burimet për Top Channel rezulton e saktë, atëherë del në pah lidhja e supozuar mes prokurorit dhe personit me rekorde kriminale që gjendej në makinë me të, i cili figuron pjesëtar i asaj organizate. Në maj të vitit 2018 në Prokurorinë e Durrësit ndodhi një grabitje e dokumentave nga persona të paidentifikuar të cilët kishin arritur të dëmtonin edhe serverin. Në atë kohë u dha se asnjë dokument nuk kishte humbur sepse ishte i dubluar. Dokumentat e tjera sipas burimeve lidhen me ish gjyqtarin Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua me një bombë në vitin 2011.

Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33- vjeçarit zotëronin në Hamallaj të Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Petro Koçi: Përtej dallimeve partiake, të vazhdojmë procesin e aplikimit për dëmet e tërmetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Njësia nr.6, Petro Koçi i ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit të prekur nga dëmet...

Rëndohet situata në Infektiv, 4 persona në rrezik për jetën

Katër persona kanë humbur jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Ndërkohë ISHP ka konfirmuar 93 raste të reja me koronavirus...

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar...

Shëngjin/ Mbytet 34- vjeçari nga Kosova, i mori jetën një gropë në det

Është gjetur i mbytur në bregdetin e Lezhës një 34 vjeçar nga Ferizaj, Kosovë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (10 korrik), trupi i...

Petro Koçi shpalos platformën organizative: Po rindërtohet një Kombinat modern

Kryetari i Partisë Socialiste për Njësinë nr.6, Petro Koçi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook platformën me të cilën do të...

Më shumë artikuj të ngjajshëm