Shpallje

Ambasadorja franceze, Christine Vasak, ka komentuar vendimin e presidentit Macron për ti thënë ‘Jo’ hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Sipas saj, vendimi i 18 tetorit nga Këshillit Europian nuk i mbyll dyert Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pasi është vendim solem.

Ajo vuri theksin tek takimi i ardhshëm në Zagrep, ku do të diskutohet sërish hapja e negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadorja  franceze theksoi se Shqipëria duhet të ketë të qartë se Presidenti francez është shprehur qartë mbi mbështetjen që do ti japë Shqipërisë dhe vendeve të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e BE.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz