Shpallje

I dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Redjan Rraja, pritet të dalë sot përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Mësohet se seanca e cila do të nisë  në orën 14:00, pritet të drejtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka.

Rraja raportohet se ka marrë si avokat mbrojtës Besnik Cerekjan, një jurist i njohur për çështje të forta.

Kushuriri i deputetit të PS-së, Rraja është i dyshuar kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut.

Në ambjentet e policisë, Rraja e ka mohuar përfshirjen në atentat dhe ka thënë se “po largohej me makinën e tij drejt Italisë për punë personale”.

 Megjithatë, në automjetin e braktisur në fshatin Shkafanë, janë konstatuar gjurmë të të riut, emri i të cilit nuk është i panjohur për organet e drejtësisë.

Në atentatin e Durrësit, mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe një person me precedent, Pëllumb Muharremi.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz