Shpallje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur i shqetësuar në lidhje me ndërhyrjen e politikës ruse në Shqipëri.

Gjatë prezantimit në Komisionin e Jashtëm të projektrezolutës për “Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare”,  Balla tha se shkas për këtë nismë është bërë rezoluta  e miratuar nga Parlamenti Europian.

Kreu i grupit parlamentar të PS pohoi se ka pasur qasje të ndikimeve ruse mbi vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo sipas tij, është faktuar nga studimi  i kryer nga fondi “Marshall”.

“Shkas për këtë nismë u bë rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian. Ka pasur qasje te influencës ruse në vendet e rajonit te Ballkanit Perëndimor. Ka një studim për ketë influence dhe studimi i kryer nga fondi Marshall. Është argument pa bazë që Shqipëria është imune nga influenca ruse”-tha Balla.