Shpallje

Në lidhje me atentatin ndaj Prokurorit të Durrësit, ku si pasojë mbeten 3 persona të plagosur, ka reaguar edhe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetin e tij social, Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit digjital ku thotë se pas atentatit qëndrojnë zv/kryeministri Erjon Braçe dhe kryetari i Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi.

Po sipas denoncimit, në tavolinë ka qenë gjithashtu  një personazh i njohur i botës së krimit, Orges Bilbili.

Mesazhi i plotë i Berishës:

Braçe i pluhurit me Kokoneshin e tij trafikant akuzohen te implikuar ne atentatin e Shkozetit!

Lexoni denoncimin e qytetares dixhitale! sb

Pershendetje doktor jam nje qytetare nga lushnja desha te beja nje denoncim per sa i perket atentatit te prokurorit arjan ndoj.para disa dites nje lokal ketu ne zone eshte pare kryetari fredi kokoneshi me nje person ishte rreth 25 vjec djal i ri bjond dhe i therriste gest te linte pershtypjen si orges bilbili dhe me mbrapa ka ardhur zv.kryemistri brace.ne bisede e siper z.kokoneshi ka thene e duam ta shikojme te katandisur ate prokuror u be ai te dali kunder nesh.te lutem jam familjare dhe dua te jem anonine se skam ndermend te kem fatin e shume njerzve te vrare ketu.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz