Shpallje

I pari që kundërshtoi forcën e tij politike, në lidhje me projektrezolutën për ndërhyrjen e huaja në fushatat elektorale, ishte ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Në Komisionin e Jashtëm, ku Taulant Balla po prezanton këtë rezolutë, ish-ministri Bushati tha se komisioni dhe Parlamenti po futen në ujëra të turbullta me këtë rezolutë, duke shtuar se ka ikur koha, kur i shpallej luftë shteteve.

“Duhet të kemi një dokument të certifikuar nga qeveria shqiptare për trajtimin e informacionit të klasifikuar. Nuk mundet që ky komision apo parlamenti të futet në ujëra të turbullta. Koha kur i shpallnim luftë shteteve ka përfunduar.

Këtu bie dakord me Gjonin, të gjithë ata që janë marrë me përkthimin e Rezolutës së PE, për fat të keq në disa raste jo korrekte, rezoluta ka mbi 20 dokumente që citon, që janë dokumente të Komisionit Evropian, ku përmendet jo vetëm Rusia, por aktorë shtetërorë e jo shtetërorë, më pas vjen me tekstin e rezolutës.