Shpallje

Nuk kanë të mbaruari çudirat shqiptare. Linjat e urbanit në kryeqytet kanë një serë problematikash që ‘nxijnë’ ditën e udhëtarëve që përdorin transportin publik për nevojat e tyre të përditshme.

Vonesat, kushtet skandaloze dhe pritja e gjatë në stacione janë disa nga ankesat e shumta të qytetarëve, që fatkeqësisht bien në vesh të shurdhët.

Edhe pse Bashkia e Tiranës është në dijeni të këtyre problematikave, ende nuk ka marrë masa konkrete për ti ardhur në ndihmë qytetarëve të vendit.

Jo vetëm kaq, por fotot që janë dërguar në redaksinë e Gazeta-Ora, tregojnë një tjetër problematikë. Stacion autobusi në rreth-rrotullim.

Fotot janë bërë në Unazën e Re, pranë Astirit, ku autobusi i linjës së Yzberishtit ndalon në stacionin në mes të rreth-rrotullimit.

Kjo është e ndaluar me Kodin Rrugor, pasi rreth-rrotullim është ndërtuar për të lehtësuar trafikun. Megjithatë, autobusi ndalon dhe bllokon rrugën për aq kohë sa e ka në grafik, duke mos dashur që të pyesë për trafikun e rrugës.

Aq më tepër kjo rrugë, e cila është tej mase e mbipopulluar, ka edhe probleme të tjera. Ajo ështe e ndarë në disa korsi me blloqe betoni, që bllokojnë më shumë kalimin e lirë të automjeteve.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz