Shpallje

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, eshtë shprehur negativisht në lidhje me rrjetet sociale, duke i quajtur si burim për stresin dhe ankthin.

Në një intervistë për BBC Breakfast ajo u kërkoi përdoruesve të rrjeteve sociale të që të jenë më të mirë ndaj njëri-tjetrit në internet, për të mirën e tyre.

24-vjeçarja tha për Louise Minchin se: “Disa ditë nuk i lexoj komentet. Disa ditë ndoshta ndihem më e prekur, zhytem dhe pothuajse kërkoj gjëra që nuk dua t’i shoh.”

Gjithashtu edhe yje të tjerë botërorë si Selena Gomez kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me sjelljet në mediat sociale.

“Media sociale mund të jetë një mjet kaq i mahnitshëm dhe mund të jetë aq argëtues për të ndarë gjërat, por në të njëjtën kohë është pothuajse një nxitës për urrejtje dhe ankth,”-shtoi Dua.

Ajo u shpreh gjithashtu se: “Njerëzit ndjehen sikur mund të thonë gjëra sepse fshihen pas një ekrani kompjuteri dhe për mua është e rëndësishme përdorimi i medieve sociale, për sa kohë që më bën të ndihem mirë dhe e dyta nuk më pëlqen të të marrë kohë larg saj.”

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz