Shpallje

Mediat e huaja kanë raportuar se një gazetar nga Kongo është vrarë në shtëpinë e tij pasi kohët e fundit ai u angazhua për të rritur ndërgjegjësimin rreth virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos.z

Sipas autoriteteve përkatëse të zonës personat e paidentifikuar e kanë sulmuar shtëpinë e Papy Mumbere Mahamba në Lwebma, në provincën veri-lindore të Iturit, duke e lënë të vdekur ndërsa dogjën shtëpinë e tij dhe i plagosën bashkëshorten.

Kujtojmë që Kongo por dhe vende të tjera përreth tij janë përfshirë nga “Ebola”, e quajtur ndryshe edhe si epidemia e dytë më e keqe në botë.

Ashtu si shumë njerëz të tjerë edhe gazetari i vrarë Papy Mumbere Mahamba po punonte për largimin e kësaj epidemie.

Bazuar në shkrimet e BBC-së, vetëm gjatë vitit të kaluar janë rregjistruar dhjetëra sulme ndaj qendrave shëndetësore dhe ndaj njerëzve që po përpiqen për të ndaluar epideminë.

Por çuditërisht disa prej qytetarëve shprehen se Ebola është totalisht një mashtrim i supozuar nga mjekët në mënyrë që të paguhen më shumë për punën që ato do të bëjnë.