Shpallje

Sezoni i shirave sapo ka filluar, dhe duket se situata në shumë qytete është alarmante. Kavaja është një prej qyteteve që janë përmbytur nga shirat e këtyre ditëve, dhe nga bashkia ende nuk është marrë asnjë masë. Një qytetar ka bërë publike foto të lagjes së tij, ku duket e pamundur të kalosh nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Bëhet fjalë për lagjien nr.5 në Kavajë. I bëjmë thirrje Bashkisë së qytetit të marrë masa për rregullimin e kësaj situate, sepse sezoni i shirave sapo ka nisur dhe me këto ritme përmbytjet në qytet do vazhdojnë të paralizojnë qarkullimin. 

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz