Shpallje

IKMT-ja ka zbarkuar sot në mëngjes në sheshin Shqiponja, ku pritet të nisë shembjet e objekteve përreth për ti hapur rrugë ndërtimit të projektit të ri ku përfshihet nënkalimi i ri, ku pritet të lehtësojë trafikun në hyrje të Tiranës.

Siç duket nga foto e mbërritur në redaksinë Gazeta-Ora, fadromat e IKMT janë gati për të nisur punën nga shembja e godinave.

Nuk ka protesta nga banorët apo pronarët e subjekteve private që preken nga ky projekt. Megjithatë forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën për shkak të frikës të përplasjeve mes banorëve dhe punonjësve së IKMT-së.

‘Unaza e Re’ është një projekt i qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, që ka sjellë majft zhurmë dhe protesta. Tek zona e Astirit, ku priten që të shemben banesat, pjesë e të njëjtit projekt, prej muajsh banorët me mbeshtetjen e opozitës kanë dalë në protestë.

Kjo ka bërë që projekti të vonohet dhe të mos nisë në kohën e duhur. Banorët janë kundër shpronësimit të banesës dhe bizneseve të tyre.