Shpallje

Ish-kryekomisari Urim Rexhepi, ka pasur një reagim lidhur me situatën aktuale të krimit të organizuar në vend. Mes të tjerash ai vë në dukje statistikat e INSTAT, sipas të cilave vritet një person cdo pesë ditë. Ish- kryekomisari Rexhepi thotë se situata është alarmante dhe se edhe pse Shqipëria renditet në ato vende që kanë numrin më të madh të policëve për banorë në rajon, kjo nuk e ka zgjidhur aspak problemin. 

Postimi i ish- kryekomisarit:

“Dora e zeze e krimit i merr jeten nje tjeter shqiptari ne Shkoder.Situate alarmante.Sipas Instat nje person vritet çdo 5 dite.Edhe pse Shqiperia futet tek vendet qe ka nr me te madh te Policeve per banor ne rajon,kjo nuk i frenon bandat kriminale te ekzekutojne ne mes te dites me diell,biles dhe ne dere te shpise qytetaret shqiptare.Kthimi i profesionisteve te Policise,emergjence kombetare..!Kjo nuk eshte policia qe duam.Shqiptaret meritojne me shume.”