Shpallje

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi ditën e sotme dy ligje të miratuara nga Kuvendi.

Bëhet fjalë për ligjin për buxhetin faktik të vitit 2018 dhe atë për masat shtrënguese ndërkombëtare.

“Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje 2 (dy) ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, konkretisht:

1. Dekret nr. 11345, datë 06.11.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 70/2019 “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2018””.
2. Dekret nr. 11344, datë 06.11.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë””.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz