Shpallje

Moti i keq, i shoqëruar nga era e fortë, dallgët e larta dhe forca e detit të trazuar ka bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi  të pezullojë sërish udhëtimin.

“St’Damian”, trageti i kësaj linje ishte parashikuar të nisej nga Brindisi rreth orës 22:00 të së martës për të mbërritur në Vlorë rreth orës 7:30 minuta.

Momentalisht trageti ndodhet i ankoruar në Brindisi dhe njoftimet nga kompania Eurofeirres bëjnë me dije se trageti do të niset të mërkurën rreth orës 22:00 nga Brindisi për të mbërritur në Vlorë ditën e enjte në orën 7:30 minuta të mëngjesit.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz