Shpallje

Funeralet janë përmbyllja e një cikli jete, ku të afërm, miq dhe dashamirës ndajnë lamtumirën e fundit me të ndjerin. Ne po sjellim disa prej funeraleve madhështorë, ku personazheve publikë ju është dhënë lamtumira nga një numër i madh njerëzish, në ceremonitë më të kushtueshme të kohërave.

1- Aleksandri i Madh: 600 milionë $ me kursin e sotëm. Vdiq në vitin 323 P.E.S, u vendos në një arkivol prej ari, dhe u transportua në një karrocë prej ari, të tërhequr nga 60 kuaj.

2- Ronald Regan: 400 milionë $. Vdiq në vitin 2004, presidenti i SHBA në vitet 1980-1988, i njihet merita e mposhtjes së Bashkimit Sovjetik.

3- Kim Jong II: 40 milionë $. Lideri suprem i Koresë së Veriut në vitet 1994-2011. Arkivoli prej ari kushtoi miliona dollarë, dhe u punua nga disa ekspertë rusë.

4- Xhon Kenedi: 15 milionë $. Një nga presidentët më popullorë të SHBA-së, u vra në një atentat në nëntor 1963.

5- Mbretëresha Elizabet II: 12.5 milionë $. Një ndër monarket britanike më jetëgjata, ndërroi jetë në vitin 2002.

6- Papa Gjon Pali II: 11.9 milionë $. Ishte një ndër papët më popullorë, denoncoi hapur komunizmin, dhe bëri thirrje për rrëzimin e tij.

7- Princesha britanike Ledi Diana: 11.8 milionë $. Vdiq në një aksident rrugor në vitin 1997, për të cilin ka ende sot shumë pikëpyetje.

8- Uinston Çërçill: 4.2 milionë $. Ish-kryeministri e udhëhoqi Britaninë në betejën e saj epike kundër Gjermanisë naziste.

9- Margaret Theçër: 1.8 milionë $. Ish-kryeministrja britanike, ndan ende sot opinionin publik mbi reformat e saj radikale.

10- Majkëll Xhekson: 1 milionë $. Mbreti i muzikës pop, pati një funeral modest, ku morën pjesë kryesisht familjarët dhe miqtë e ngushtë.