Shpallje

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka sulmuar AKU-në, duke thënë se po vendos gjoba marramendëse e të paligjshme ndaj biznesve të vogla në vend.

Me anë të një një postimi në Facebook, ai thekson se gjobat ndaj biznesit të vogël po dërgojnë drejt shkatërrimit biznesmenët në mbarë vendin.

Postimi i Panairitit:

“Si u zhvaten dhe u falimentuan me qindra biznese të vogla ushqimore nga AKU me gjoba antiligjore! Me qindra biznese të vegjël ushqimore u detyruan të paguajnë per licensim ne QKL ne keq interpretim të nje VKM të vitit 2009. Perpos kesaj ne kapercim afatesh ata u gjobiten rende. Ekzekutori i kesaj fushate ishte AKU, e cila veproi jashte kompetencave.

Nje pjesë e madhe e “te vegjelve” pa mbrojtje, nuk e perballuan, u rrezuan dhe i ulen qepenat. Detyrimi per regjistrim ne QKL, i qindra bizneseve te vogla ushqimore, i shoqëruar me miliona leke gjoba si sanksione per vonese eshte i kunderligjshem… Ai nuk eshte keqinformim.. Ai eshte nje abuzim i cili nuk mund të korrigjohet me “amnisti”… por me pergjegjesi ligjore per ata që e kanë ushtruar.”, shkruan ai.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz