Shpallje

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Partia Socialiste po ripërtërihet dhe riorganizohet për sfidën e vitit 2021.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ shefi i qeverisë duke marrë shkasë nga asambleja e PS-së që u mbajt sot në Elbasan ku do të zgjidhen delegatët e rinj të kongresit, ai përgëzoi anëtarësinë socialiste.

“ Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediat e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por ato janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021👍
⭐️ Një përgëzim për të gjithë anëtarësinë socialiste dhe për socialistët e socialistet e Elbasanit, që siç tregojnë këto pamje të pasdites së sotme, po shkojnë drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja pozitive🤗
#KrenarpërPS🌹”, shkruan Rama.