Shpallje

Një tjetër vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin verior të Shkodrës.

Sipas të dhënave të policisë, është qëlluar për vdekje një 43-vjeçar, për arsye ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sume të Dukagjinit, ndërsa mësohet se viktimë ka mbetur 43-vjeçari Gjergj Krygja.

Shkodër/ Informacion paraprak

Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.