Shpallje

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se me anë të nismës “Ti Zgjedh”, PS konfirmoi se ngelet partia më moderne shqiptare.

Nga Elbasani, Balla u shpreh se socialistët do të bëjnë të mundur që të zgjedhurit e tyre në qeverisje ose në nivel lokal të jenë 50% burra e 50% gra.

“PS sot ka bërë shumë për barazi gjinore, teksa ne kemi shumë ministrenë qeveri. Partia Socialiste sot është partia më e madhe në vend, duke pasur mbështetje edhe nga gratë. Ne në çdo organizatë kemi zgjedhur një burrë e një grua, për ta çua barazinë gjinore në PS 50 për qind burra e 50 për qind gra.”, tha Balla.

Ai shtoi se ata do të bëjnë gjithçka që vendi të integrohet sa më afër BE-së.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që të marrim edhe mandatin e tretë. Ne kemi sot të gjitha bashkitë në qarkun e Elbasanit. PS qeveris sot në 60 bashki të vendit, ne jemi pjesë e të majtës europiane, kemi ruajtur natyrën reformiste të Partisë Socialiste. Partia Socialiste është partia e vetme moderne në vend.

Nuk duhet të harrojmë se partia në territor është më e fuqishme me njerëzit e thjeshtë. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria sot është kandidate për të hapur negociatat me BE. Mos të harrojmë se Shqipëria ka bërë të gjitha detyrat që i takojnë, por BE-ja duhet të mbajë fjalën për të hapur negociatat. Misioni historik është që PS të qeveriset nga Edi Rama.”, deklaroi Balla.