Shpallje

Jo pak bujë shkaktoi ndalimi i 25 ton mish të infektuar me salmonelë në portin e Durrësit, aksion që ndodhi para dy muajsh.

Çfarë ndodhi me këto tonelata mishi të prekur nga salmonella dhe E.Coli?

Ky mish, i cili është një rrezik për jetën e konsumatorit, ndodhet ende në Durrës dhe pret momentin që të hidhet në treg, edhe pse AKU kërkoi asgjësimin e tij.

Mishi i infektuar, i importuar nga Qipro, para 70 ditësh zbarkoi në Durrës, ku subjekti importues kërkoi zhdoganimin e produktit.

Inspektori i AKU-së pranë këtij kontenieri ka marrë disa kampione mishi nga ngarkesa 25 ton dhe ka urdhëruar që të mbahet i bllokuar deri në momentin e daljes së rezultatit të analizave.

Më 21 gusht ISUV ngre alarmin për këtë ngarkesë dhe thotë se mishi ka rezultuar me ngarkesë mikrobiologjike përkatësisht me E.Coli dhe salmonel. Mbi bazën e këtij alarmi Drejtoria e AKU-së Tiranë nxjerr vendimin përfundimtar për kthimin e ngarkesës së rrezikshme ose asgjesimin e saj.

Edhe pse u kërkua asgjesimi i mishit, AKU e mbylli gojën dhe bëri sikur e harroi këtë ‘bombë’ ushqimore.

Sot pas 70 ditësh mishi me E.Coli dhe salmonelë ndodhet në Shqipëri dhe subjekti po tenton ta sjellë atë në tryezën e konsumatorit shqiptarë.

Çfarë ndodh nëse ky mish del i lirë të tregtohet në Shqipëri?

Konsumatët rrezikojnë të preken nga sëmundje të rënda që rrezikojnë edhe jetën e tyre.

Papërgjegjshmëria e AKU-së është një këmbanë alarmi për shëndetin tonë. AKU, një institucion inekzisten, nuk arrin që të mbrojë konsumatorin shqiptar nga ushqimet e infektuara, por shpesh herë është bërë palë duke rrezikuar rëndë shëndetin tonë.

Jo vetëm kaq, por skandali thellohet edhe më tej.

Ky lajm, sot qarkullon vetëm në disa portale të vogla. Në fillim, këtë superskandal e denoncoi edhe Top-Channel. Por papritur, ky television, e fshiu lajmin dhe heshti.

Çfarë interesash ka Top-Channel për të fshirë dhe për të zbehur zhurmën e 25 ton mish derri të infektuar me salmonelë?

Asnjeherë nuk mund ti përgjigjemi pse Top-Channel e fshiu lajmin dhe u bë palë me hestjen vrastare.

Por ajo që dihet është se nëse ky product do të hidhet në treg, ne jemi të parët që rrezikohemi të prekemi nga këto sëmundje që edhe mund të shkaktojnë viktima.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz