Shpallje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të 4 personave për vjedhjen e kasafortës me para në Krujë.

Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë e cilëson këtë si “dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar  dhe KÇK”.

Postimi i Ramës:

“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK”-shkruan kryeministri.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz