Shpallje

Sa herë që Shqipëria përfshihet në një krizë të thellë politike, duket se zgjidhja është Bruksel.

Nuk e kemi fjalën për Parlamentin Europian, ku duhet në fakt të ishte ‘faltore’ për politikën shqiptare për tu udhëzuar për kapërcimin e çdo lloj pengese apo përplasjeje.

Sërish ‘Krokodili’, restoranti i famshëm në Bruskel. Duket se ky vend, është kthyer në një orakull për politikanë shqiptarë, pasi vetem në këtë vend arrijnë që të gjejnë ‘paqen’.

Në foton e mëposhte janë dy përfaqësues të politikës shqiptare. Halit Valteri deputet i parlamentit nga rradhet e PD-së, si dhe Arvit Osja kryetar i PS-së në Shkodër.

Kuptohet se ata kanë dashur që të ironizojnë krizën politike, duke na sjellë ndërmend takimin mes ish-kryeministrit Sali Berisha me Edi Ramën, pikërisht në këtë restorant.

Rama dhe Berisha janë ulur në një tryezë bisedimesh më 20 maj të vitit 2010. Takimi i realizuar në restorant “Krokodili” u bë në praninë e ish-Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle.

Takimi kishte synim t’i jepte një zgjidhje krizës politike disamujore, në të cilën kishte hyrë vendi pas zgjedhjeve të vitit 2009, rezultati i të cilave nuk u pranua nga opozita e atëhershme e drejtuar nga Rama. Edhe në atë rast, takimi zgjati disa orë, por pa asnjë rezultat konkret.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz