Shpallje

Arsene Wenger do të jetë trajneri i ri Bayern Munich.

Prestigjiozja gjermane Bild e bën thuajse të sigurt këtë lëvizje, e cila pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

70-vjeçari francez aktualisht është duke punuar në Katar, në kanalin TV beIN Sports, si ekspert i Champions League.

“Me shumë mundësi, ai pati paraqitjen e tij të fundit atje. Ëenger tani është më i preferuari në kampin bavarez”, shkruan “Bild”.

Pas takimit shumë të rëndësishëm të kësaj fundjave mes Bayernit dhe Borussias së Dortmundit, Ëenger do të takohet me drejtuesit bavarezë për të ndarë pikëpamjet për mënyrën sesi duhet të funksionojë skuadra.

Pra me shumë mundësi , ish-trajneri legjendar i Arsenalit do të jetë drejtuesi i ri i kampionëve aktualë të Gjermanisë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz