Shpallje

Pas ftesës për Intervistë që Gjykata Speciale në Hagë i bëri kreut të PDK-së, në Kosovë Kadri Veseli ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shpreh solidaritet me Veselin, ndërsa shkruan se të intervistuarve nuk u mbetet gjë tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë.

“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin”, shkruan Rama.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz