Shpallje

Edhe pse parashikimi i motit, tregon për reshje të dëndura të shiut që priten të shoqërojë vendin tonë në ditën në vijim, duke rrezikuar edhe përmbytje në disa zona të caktuara, Prefekti i qarkut Shkoder Çesk Millja, ka qetësuar qytetarët duke thënë se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Në një deklaratë për mediat, ai  ka përgënjeshtruar parashikimin e dhënë nga IGJEUM lidhur me mundësinë e përmbytjeve në Shkodër.

 “Dua të përcjell të gjithë komunitetit e strukturave që situata në qarkun e Shkodrës është tërësisht normale, tërësisht e qetë, pavarësisht të dhënave nga IGJEUM i cili ka sinjalizuar se reshje kanë qenë dhe do jenë e janë normale të stinës që deri tani skanë ndikuar në jetën social ekonomike. Kemi marrë masat për të menaxhuar situatën e dua të garantoj të gjithë qytetarët.

Nuk ka probleme nga reshjet! Dje kishim probleme ne rrugen e Dukagjinit, sot është normal pas ndërhyrjeve! Shkarkimet janë në rrjedhë normale. Janë reshje normale, situata normale, kemi marrë masa. Komani dhe Fierza në nivele normale”- tha ai.