Shpallje

Një grua shqiptare së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj 2-vjeçar është dëbuar nga Islanda. Ajo ishte në muajin e nëntë të shtatzanisë. Familja shqiptare kishte bërë kërkesën për azil dhe teksa prisnin përgjigjien nga autoritetet islandeze janë përballur me kërkesën për t’i dëbuar.

Policia ka mbërritur gjatë orëve të natës duke ju bërë me dije vendimia, që ka krijuar disa komplikacione në gjendjen psikologjike dhe fizike të gruas shtatzënë.

Gruaja u trondit shumë kur policët mbërritën në kamp ku për pasojë filloi të kishte hemoragji nga hundët. Më pas ka përfunduar në spital, ku ka marrë edhe një raport mjekësor që i rekomandonte të shmangte fluturimet e gjata.

Por pavarësisht këtij raporti, Drejtoria e Emigracionit ka deklaruar se çertifikata nuk tregon se fluturimi do ta rrezikonte gruan.

Gruaja 26-vjeçare u deportua herët në mëngjes së bashku me burrin e saj dhe djalin dy-vjeçar.

Policia islandeze siguroi një çertifikatë e cila e quan të përshtatshëm rastin e gruas për të fluturuar.

Këtë e thotë një mjek tjetër, të cilin gruaja shqiptare pohon se nuk e ka takuar kurrë që ta vizitonte dhe ta shihte gjendjen e saj.

Në një njoftim në ëebfaqen e kompanisë ajrore islandeze “Icelandair” thuhet: “Nënat në pritje të një fëmije duhet të kenë një çertifikatë mjekësore që nuk është lëshuar më herët se 72 orë para fillimit të udhëtimit, nëse ato janë në muajin e tyre të fundit të shtatzanisë, ose kanë kaluar më parë një lindje të parakohshme. Nënat që janë në dy javët e fundit të shtatzanisë nuk do të pranohen për udhëtime.”

Drejtoria e Emigracionit lëshoi ​​një deklaratë rreth mesditës së sotme, duke pohuar se dëbimi ishte i ligjshëm, pasi individët të cilëve iu është mohuar mbrojtja ndërkombëtare dhe nuk kanë asnjë të drejtë tjetër të banojnë në vend, duhet të largohen nga Islanda sipas ligjit.

Megjithatë, në një postim të “No Border Iceland”, një organizatë e cila trajton rastet e emigrantëve, deklaron se familja shqiptare nuk ka marrë një përgjigje me shkrim për kërkesën e tyre nga Drejtoria e Emigracionit, dhe për këtë arsye çështja e tyre nuk duhet të quhet e mbyllur.

Drejtoria e Shëndetësisë në Islandë po e heton rastin dhe thotë se çdo këshillë e ekspertëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor duhet respektuar dhe ndjekur me rigorozitet të plotë.