Shpallje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj  ka folur sërisht për operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës nga kampi Al Hol.

Ai e konsideroi këtë operacion aspak të lehtë dhe në një lidhje direkte në studion e lajmeve të “News24”, Lleshaj tha se Alvini është dërguar në ambasadën italiane, nga ku pritet të niset drejt Italisë për t’u bashkuar me të atin

I pyetur për akuzat e opozitës, të cilët e kanë konsideruar propagandë praninë e minsitrit në operacionin e shpëtimit të Alvinit, Lleshaj u përgjigj se “nuk njeh ndonjë opozitë”, ndërsa theksoi se synimi tij ishte për të krijuar “një korridor” edhe për lirimin e të tjerëve shqiptarë që ndodhen në kamp.

“Mund të themi që bëhet fjalë për diçka të veçantë, një rast me të cilin nuk jemi ndeshur ndonjëherë. E gjitha nisi pas takimit të Ramës me Conte ku u ra dakord për një operacion të përbashkët. E gjitha është realizuar falë një koordinimi të forcave shqiptare e atyre italiane, kuqi i kuq ndërkombëtarë dhe gjysmë hëna  e kuqe kanë zhvilluar.

Në zonë neutrale ne pritëm Alvin Berishën. Tani ndodhem në Beirut, pasi kemi marrë fëmijën nga kufiri Libanezo-Sirian është nisur drejt ambasadës Italiane. bëhet fjalë për një operacion mjaft të ndërlikuar që tashmë konsiderohet i mbyllur. Operacioni nuk është udhëhequr nga unë, unë kam parë mundësitë e hapjes së një kanali edhe të qytetarëve të tjerë shqiptarë dhe fëmijë që ndodhen në kamp që nuk janë pak”, tha Lleshaj.

Si i përgjigjeni akuzave të opozitës që e ka quajtur pjesëmarrjen tuaj në operacion propagandë?

Lleshaj: Kush opozitë, nuk njoh të ketë opozitë, megjithatë, unë nuk jam këtu për t’ju përgjigjur opozitës, por kthim i Alvin Berishës në shtëpi. Kemi ardhur këtu për përmbushen e përgjegjësisë sonë. Kam patur takime me autoritete e këtushme, të Libanit. Alvini nuk është takuar ende me të atin, por duket një fëmijë që ka kaluar nga ferri, por tashmë ai është kthyer në botën që i përket një botë normale dhe për këtë duhet ët jemi të gjithë të gëzuar.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz