Shpallje

Ditën e sotme Presidenca austriake zhvilloi Forumin e Salzburg, në të cilën morën pjesë vende të BE dhe ato të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e punimeve të këtij forumi në të cilin Shqipëria përfaqësohej nga zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, ishte diskutimi në lidhje me luftën e përbahskët kundër migracionit të paligjshëm, kontrabandimit të emigrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Vendet dhe BE dhe Balkanit Perëndimor shprehën angazhimin e përbashkët për këtë luftë duke forcuar kështu dhe kontrollin kufitar, u shpreh  në një postim në Facebook, zv.ministrja Voda.

Duke cituar më tej dhe vlerësimin e bërë për Shqipërinë në lidhje me seriozitetin në këtë cështje dhe për arsyen që jemi vendi i vetëm në Ballkan që po implementojmë marrëveshjen e FRONTEX.

Postimi i Vodës:

Sot ne Forumin e Salzburgut organizuar nga presidenca austriake, ku vendet e BE dhe ato te Ballkanit Perendimor shprehen angazhimin e tyre per perpjekje te perbashketa ne luften kunder migracionit te paligjshem, kontrabandimit te migranteve, trafikimit te qenieve njerezore dhe forcimin e kontrollit kufitar.
Shqiperia u vleresua per angazhimin e saj serioz ne keto fusha, por dhe per faktin se jemi vendi i vetem ne Ballkan qe po implementojme marreveshjen me FRONTEX.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz