Shpallje

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e lady Dianës, princeshës aq shumë të dashur, e cila ndryshoi katërçipërisht rregullat e ngurta të oborrit mbretëror dhe fitoi zemrat e të gjithëve falë butësisë, por edhe karakterit rebel të saj, shtypi i shkruar nuk ka ndaluar kurrë së shkruari për të. Dhe sa më shumë kalon koha, aq më shumë rritet kureshtja për të ditur çdo gjë ndodhi në jetën e dukeshës 36-vjeçare, duke nisur nga fëmijëria e hershme, divorci deri tek aksidenti tragjik në Paris.

Por si ishte marrëdhënia e Dianës me vjehrrën e saj, mbretëreshën Elizabeth? Duket se kjo pjesë e historisë së përbashkët të dy prej grave më të dashura nga qytetarët anglezë është lënë paksa në hije, edhe pse gjërat mes tyre duket se nuk kanë shkuar gjithmonë fjollë.

Ditën e djeshme “The Sun” ka sjellë në vëmendje një ngjarje të vitit 1984, e cila mendohet se xhindosi mbretëreshën si kurrë më parë. Arsyeja? Modeli i flokëve të lady Dianës. Në nëntor të vitit 1984, familja mbretërore ishte e ftuar në ceremoninë e hapjes së Parlamentit britanik. Një ngjarje e këtyre përmasave u pasqyrua jo vetëm në shtypin vendas, por edhe atë ndërkombëtar, ndaj paraqitja e të gjithë pjesëtarëve duhej të ishte sa më dinjitoze. Lady Diana i besoi look-un e saj parukierit të njohur Richard Dalton, i cili zgjodhi të përdorte disa extension për të krijuar një lloj kapjeje rreth qafës. Por duket se Elizabeth nuk ishte aspak dakord me këtë zgjedhje. Princeshë Diana shkëlqeu atë mbrëmje dhe për të u fol gjatë, por duket se Elizabeth u ndje xheloze pasi donte të ishte ajo në qendër të vëmendjes.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz