Shpallje

Ka nisur seanca ndaj gjyqtarit Besnik Muçi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisioneri Publik paraqiti parashtrimet në lidhje me provat e reja të paraqitura nga Muçi në seancën e mëparshme.

Sipas Komisionerit Publik, “provat e reja nuk sjellin ndonjë rezultat të ndryshëm nga ai mëparshmi.”

Nga ana tjetër gjyqtari Besnik Muçi ka kërkuar që të administrohet si provë bilanci i kompanisë turke, që është një nga huadhënësit.

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK që konfirmoi në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, Tiranë Besnik Muçi.

Sipas Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz