Shpallje

Buxheti i shtetit përveçse nuk parashikon fonde për rritjen e pagave dhe vetëm indeksim të pensioneve, tashmë kalon dhe pritshmëritë duke thyer ligjet.

Mazhoranca vendosi afate konkrete për miratimin e tij për shkak të vonesave që krijonte në alookimin e fondeve në ministritë në vitin pasardhës.

Në vitin 2016 në ligj u saktësua se Brenda datës 15 tetor Këshilli i Ministrave duhet të miratojë projektbuxhetin vjetor dhe në datën 20 tetor kryeministri ia paraqet atë kuvendit.

“Ka kaluar dje në qeveri dhe çdo proces ka fazat e tij”, u shpreh ministrja Denaj.

Sipas të njëjtit ligj Projektligji i buxhetit miratohet nga Kuvendi, brenda datës 15 dhjetor, për të bërë të mundur dhe hapjen e fondeve në kohë për vitin pasardhës.

Sipas procedurës, pas paraqitjes së projektbuxhetit komisionet ndërpresin diskutimet për çdo ligj tjetër. Fillimisht ai miratohet në parim dhe më pas kalon për diskutim në komisione me një afat kryesisht dy javë. Në këto kushte duket se jo vetëm qeveria do të shkelë ligjin por dhe parlamenti rrezikon të jetë jashtë afateve ligjore.

Nga ana tjetër, Denaj shprehet se as nuk është njohur as me raportin kritik mbi korrupsionin të publikuar nga Banka Botërore.