Shpallje

Gjyqtarja e Korçës, Brunilda Malo, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas të dhënave, pas hetimet që iu bë gjytares Malo, rezultoi se u gjetën parregullsi dhe për këtë arsye KPK vendosi ta shkarkojë, pavarësisht kundërshtimeve të Malos e cila ngriti pretendime për shkeljen e së drejtës dhe paragjykim të procesit.

Të ardhurat e deklaruara nga një aktivitet privat si dhe nga shitja e aksioneve janë një burim i rëndësishëm i pasurive dhe shpenzimeve të familjes, me një vlerë të deklaruar prej 24.1 milionë lekësh.

Komisioni konstatoi se nuk provohet me dokumente tërheqja e dividentit dhe as pagesa e tatimit për fitimin e përfituar.