Shpallje

Një luftë e ftohtë ka nisur mes Serbisë dhe Shteteve të Bshkuara të Amerikës. Shkak është bërë blerja e shtetit ser btë raketave Pantsir-S nga Rusia.

Kjo është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi cënon sigurinë e rajonit.

Nga ana tjetër, Alexander Mikheev, kreu i kompanisë zyrtare ruse për eksportin e armëve Rosoboronexport, tha se nuk do të ketë vonesa në dërgesat dhe gjithçka po ecën siç është planifikuar.

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin tha se sistemi i raketave ruse është garantuesi i paqes afatgjatë në rajon. Sipas raportit, qëllimi i furnizimit të sistemit të raketave është mbrojtja e pikave kritike, siç janë aeroportet, komandat dhe qendrat e kontaktit nga sulmet e mundshme me avionë, helikopterë dhe avionë pa pilot.

Një muaj më parë i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, deklaroi se Beogradi mund të jetë subjekt i sanksioneve nëse blen armë ruse.

“Ne shpresojmë se partnerët tanë serbë do të jenë të kujdesshëm për transaksione të këtij lloji”, ka thënë Palmer. Në muajin tetor, Serbia ka realizuar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë, në të cilat janë pozicionuar sistemet raketore ruse, S-400 dhe Pantsir-S. Presidenti serb, Aleksadar Vuçiç ka thënë më 5 nëntor se Serbia do të blejë sistemet raketore nga rusët dhe se dëshiron të anashkalojë sanksionet amerikane apo ndonjë përballje me Amerikën.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz