Shpallje

Shënohet viktima e parë e atentatit mafioz ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Mësohet se ka ndërruar jetë në spital Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja. Ai u plagos rëndë në atentatin e Durrësit, më 1 Nëntor.

24-vjeçari, Andi Maloku, nga Fushë-Kruja kishte marrë plagë të rënda në atentatin mafioz. Ai ishte shoferi privat i prokurorit, Ndoja ndërsa më herët ka punuar në polici.

Në këtë atentat mbeti i plagosur prokurori Ndoja dhe një person tjeter, Pëllumb Muharremi që ndodhej në makinë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz