Shpallje

Prej dy ditësh, Shqipëria është e pushtuar nga moti i keq, shoqëruar me reshje të dëndura të shiut.

Kjo ka shkaktuar edhe problematikat e para, ku rrugët e Tiranës janë bllokuar nga uji.

Fotot e realizuara tek Unaza e Re, tregojnë një situatë problematike për banorët, të cilët e kanë të pamundur që të kalojnë nga njëra anë tek tjetra.

Banorët ankohen se mjaton një ditë me shi dhe rrugët të përmbyten duke i bllokuar kalimin e tyre të lirë.

Nuk mjafton vetëm kaq, por kjo zonë ka një serë problematikash të tjera, ku një pjesë më e madhe e rrugëve janë të pa asfaltuara dhe të tjerat janë të bllokuara nga trafiku.

Më e keqja është se asnjë nga punonjësit e Bashkisë nuk ka shkuar në këtë zonë për të bërë zhbllokimin e kanalizimeve për të hapur rrugën.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz